Dashuria
A
Do të lëvdoj dashurinë
barabar me perëndinë,
se dashuri e vërtetë,
na mban të gjallë në jetë.
B
S'e kam parë perëndinë,
shoh ngaherë dashunnë;
dashuria mbretëron,
se njeriu pa të s'rron.
Cinë të besoj taninë,
perëndin' a dashurinë?
Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë.
C
Kur jeshmë të vegjël, si moll' e pabërë,
putheshim ngaherë, ditënë të tërë;
vij e të kërkojë, vij e të thërresë,
losnim të dy bashkë, rronim me një shpresë.
Mba mend sa të desha, mba mend sa më deshe?
Mba mend si më thoshe e vogël kur jeshe?
Tani që jam burrë, tani q'u madhove,
dashurin' e parë pse vall' e harrove?
Tani q'u poq molla, e hanë të tjerë,
mikn' e djalërisë s'e qas as në derë!
Po, si dallëndyshja vete në vend tjetër
dhe kthehctf.' prapë në fole të vjetër,
Ashtu zëmra jote mundet të kujtojë
mikn' e djaleris dhe prapë ta dojë.
D
Digjem, përvëlohem
se të dua shumë,
ditënë mendohem,
natën rri pa gjume
Lulete të dilnin,
mike, sa të dua,
këtu do të vinin
të qajnë me mua.
Zogjtë të dëgjonin,
do t'më rrinin prane
dhe do të këndonin,
të harroj sevdanë.
Asnjeri ne jetë
plagën s'ma shëron,
përveç mikja vetë,
qe vjen e lëndon!
E
Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata mbi thua,
ballëtë si diell, faqetë si mollë,
qafa jot' e gjatë, mesi yt i hollë,
sisëtë si shegë, dhëmbët si thëlpënjë,
buzët si burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t'i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!
F
E mban mënd, moj Marë,
dashurin' e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji.
Unë pa ty s'rrojë,
vij' e të kërkojë;
tl pa mua s'rroje,
vij' e me kërkoje.
Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nënë ftua.
Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
në ferra, në gurë,
u fshehm' kaqë bukur,
Sa s'ugjendm'dot kurrë...
G
O moj lulja manushaqe,
ndëgjo dashurinë ç'thotë:
Të lozëm faqe për faqe,
Të na përzienë lotë.
I
Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!
Le të fryjë er' e ftohtë,
s'ka ç'më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor' e shi,
sa flë njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji!
This work is in the public domain in countries where the copyright term is the author's life plus 70 years or less. See Copyright.
| |