Kopshti i Dashurisë
Appearance
O pëllumb' i shkruar,
do t'të marr në duar
dhe duke kënduar
gjetkë do t'të shpie:
Në një vend t'uruar
dhe të lulëzuar,
në uj'të kulluar
edhe nën hie;
Afër tek një lumë
ku ka lule shumë,
të biem në gjumë,
hena të na ndrijë;
Yjtë të shikojnë,
zogjtë të këndojnë
edhe të na zgjojnë
dita kur të vijë.
Pa ngrën' e pa pirë
s'mbetemi, moj mirë,
se u'ndaj të gdhirë
dërgoj e na sjellin:
Qumështë të dhirë
dhe djathë të mirë
pa uj' e pa hirrë,
dhe rrush kur të vjehn;
Ngjalë nga Janina,
mjaltë nga Kanina,
verë nga Voshtina
ujë nga Sopoti;
Mollë nga Horia,
mish nga dhënt' e mia,
desh nga Labëria,
na e faltë zoti'
This work is in the public domain in countries where the copyright term is the author's life plus 70 years or less. See Copyright.
| |