Jump to content

Kushtetuta e Shqipërisë/Pjesa e katërmbëdhjetë

From Wikisource
Pjesa e trembëdhjetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Pjesa e katërmbëdhjetë (Kontrrolli i lartë i Shtetit)
nga Komisioni Kushtetues i Republikës së Shqipërisë
Pjesa e pesëmbëdhjetë



Neni 162

[edit]
  1. Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Ai u nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
  2. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës. Ai qëndron në detyrë për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

Neni 163

[edit]
  1. Kontrolli i Lartë i Shtetit kontrollon:
    1. veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridikë shtetërorë;
    2. përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor;
    3. veprimtarinë ekonomike të personave juridikë, në të cilët shteti ka më shumë se gjysmën e pjesëve ose të aksioneve, ose kur huat, kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga shteti.

Neni 164

[edit]
  1. Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit:
    1. raport për zbatimin e buxhetit të shtetit;
    2. mendim për raportin e Këshillit të Ministrave për shpenzimet e vitit të kaluar financiar para se të miratohet nga Kuvendi;
    3. informacion për rezultatet e kontrolleve sa herë që kërkohet nga Kuvendi.
  2. Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit raportin vjetor të veprimtarisë së tij.

Neni 165

[edit]
  1. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të ftohet të marrë pjesë dhe të flasë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, kur shqyrtohen çështje që lidhen me funksionet e tij.
  2. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka imunitetin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.