Msoni gjuhën e vet
Appearance
MSONI GJUHËN E VET nga Josif Bageri |
MSONI GJUHËN E VET
Msoni gjuhën ju që kini,
Se një koh e mir na mbrrini!
Me msim shum t’mira do kini;
Përande n’errsi mos rrini.
Kish kjon mbarre me mohue,
Gjuhën e vet Naturale!…
Të cilën na s’kemi harrue;
Po e kemi msu në male.
E tani kur mundet sheshit,
A bon t’rrim na si t’ mahnitun?
O, leçitës venja veshit,
Se anmiku t’asht avitun.
Mpruej vedin dhe mso gjuhën;
Përparoni n’ditunia…
T’mos na verbojn kush me pluhën!
Prej atynej ç’kan skolia.