Jump to content

Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/3

From Wikisource
This page has been validated.

§. 8. T’emnuemit e famulltarit.

1.- Famulltarin e ven Ipeshkvi në Famulli, dhe Ipeshkvi vetun ka me hjekë prej Famullije.

§. 9. Tagari e detyrët e Famulltarit.

1.- Famulltari ka tagar me mësue e me qortue Famullin e me i krye zyret e Fes gjithsi t’a lypë puna e shpirtit, e kurkush i famuulis s’ka pushtet me i u përzie nder detyrë të Meshtaris.
2.- Famulltari, për sherbim, qi i ban Famullis, ka tagar me marrë të dhetat e kishës, mbas Kanunit të vendit ku gjindet kisha.
3.- Famullia nuk ka detyrë me i a çue famulltarit të dhetat te dera; Famulltari do t’i nxjerrë e do t’i bajë me puntorë të vet.
4.- Famulltari ka tagar me marrë frytin e pasunis së kishës si të tokave, ashtu dhe gjave të gjalla, e kurrkush per te s’mund t’i lypë arsye perposë të Parit të vet.
5.- Famulltari ka detyrë me i ba Famullis gjith at sherbim shpirtit e Fejet, qi atij i a ven barrë Kanuni i kishës; e ma teper edhe do sherbime, si me thanë; me bekue shpijat, me thanë Meshë ndo’i herë në motmot nder vorre të largta prej kishës së Famullis etj.

§. 10. Vehtja e Famulltarit asht e paprekshme.

“Prifti asht ndorja e Famullis.”
“Prifti s’bjen më gjak.”
“Prifti s’çohet në be.”

1.- Kush ven gjojë në Famullitar, a e shan e i germushet, e ven dorë më te rreh, ase e vret aj do t’i perligjet Famullis në mëndyrë të Kanunit të vendit. Famullija asht në detyrë me e lypë nderen e Famullitarit të vet.
2.- Me vra kush Famullitarin, gjaksin e ndjek Famullija, Bajraku e shpija e të vramit.
3.- Me vra dorërasi prej Famullije a prej Bajrakut, shpija e Meshtarit, nuk mund të vrasë tjeterkend prej shpis së gjaksit; pse ndryshej e çon gjak te shpija.
4.- Me vra kend Meshtari, as kisha as Meshtari s’giobiten, edhe Meshtari nuk bjen në gjak: gjakun e ban shpija e Meshtarit
5.- Rrallë e gati kurr s’çohet Meshtari në be 1) e vetun per punë të madhe fort.
6.- me ndollë qi Meshtari çohet në be, a per me dlirë vendin a per poronik, ky vetem do të njehet e do zehet per njizet-e-kater vetë.
7.- Kur Meshtari ban be, tuj kenë se xehet per njeri i drejt e i kushtuem së Drejtës së pasosme, nuk lypet qi ai të perkasë Unjillin me dorë; por mjafton qi të shqyptojë fjalët e bes para Unjillit.
8.- Me ra Famulltari nen giobë s’e kapë Kanuni: asht puna e të Parit të vet.
9.- Po kje teper i randë faji i Meshtarit ndaj Famiullin, Meshtari do t’i shtrohet gjygjit të Kanunit. I Pari dergon nji Meshtar tjeter me shtrue pengun në Kanu n’emen të Famullitarit.
10.- Meshtari i Famullis mundet me i u matë edhe me i ra ndokuj e me gjith këta s’i lshon marre as të rrahunit as vetë nuk bjen në fjal para Kanunit.

NYE I PESËT
Rrogtari i Kishës.

§. 11.- 1.- Rrogtari i kishës asht lirë me punue në shtek të vet.
2.- Rrogtari i kishës kudo të shkojë e per çë do fjalë qi do t’i trokllojë kuej te dera mbas urdhnit të zotnis së vet, aj shkon e tregon n’emen të Famullitarit.
3.- Me e tundre kush rrogtarin e kishës me fjalë a me punë, zehet se tundon Famullitarin, e bjen në giobë të kishës mbas Kanunit.
4.- Gioba, qi mirret per punë të rrogtarit të kishës, nuk i perket rrogtarit, por kishës e katundit.