Jump to content

Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/82

From Wikisource
This page has been proofread.

§.1020. Pleqnija e gjygji bam pà pêgje,faqe kanûnit s'kà vjeftje.
§.1021. Para sè të fillohet gjygji, pêgjet do të jenë në dorë të Pleqvet, e të kapunt në padi, pose qi nuk mùnd të luejn mâ, ata lidhen edhè me là opangat, ase Pleqnin e preme prej kanûnit.
§.1022. Per peng xêhet arma, fisheku, ortari a edhè kutija e duhànlt, mjé qi të biejn pêgjet, qi t’i parasohen vjeftjes, per të cillen kapen.
§.1023. Nder pleqni ankimesh, zhgarkimesh a shplfjesh flala e gojës nuk pelqehet per peng, duhet shêji.
§.1024. Fjala peng jét vetem atbotë, kùr t'i flasë kush kuej kaq e kaq, per n'i a ndreqët nj i pûnë.
§.1025. Po i a ndreqi pûnen, të folmen i a kà detyrë burrit të hueî.
§.1026. Po ngulen Pleqt e pegjevet njani ne mende të vet e tjetri në të ve'n, do t’u siellen Pleqve tjerë, porsé per të prishuna nuk mùnd t’u randohen të fjalisunvet (të zotvet të pegievet).
§.1027. Opangat e Pleqvet do t’i lajn të zotët e pêgjeve, sà njani aq tjetri.
§.1028. Opangat e Pleqvet lahen jo mbas andjes së Pleqvet, por mbas randsis së pleqnis: "Mbas pengut shkoji opangat". - "Mbas gjajet shkojn opangat".
§.1029. Pleqnija e njij paradites kà pêsë grosh. - (heret nuk baheshin pleqnit mbasdite.)
§.1030. Per pleqni të dâme me "gùr", të kapunt do të lajshin kà 10 grosh per pleqni.
§.1031. Para sè t’i a hijn gjygjit Pleqt, do të bâjn két bé: Per két të mirë të Perendis (mbî nji shêj Besimi) e si e bajsha mue më ndimofët, gjygjin nuk do t'a baj me dredhi e me krahambajtje e, mjéké të m'a mârrë mendja e shpirti, nuk do Vi baj lak kanûnit e gjygjit të drejtë!
§.1032. Jashta katundit nuk kà tager kush me gjetë Pleq.
§.1033. Po duel kush me lypë Pleq në Flamur, nen të cillin gjindet, do të mârrë per Plak nji prej Krenësh e jo prej VogjIijet.
NYE I NJIQINDEKATERDHETETRETË.
Shtim Pleqsh.
§.1034. "Gjygi mbi gjyg’’ e Plak mbi Plak kanûja nuk bân ".
§.1035 "Në mos të pelqefët gjygji, tek a'Sh.Pali". - "Në mos të pelqefët gjygji, tek a'Gryka e Oroshit". - Dera e Gjomarkut themeli i kanûs".
§.1036. Po i a dorzove pengun Plakut, e ky t'a bani gjygjin, s'ké pse lypë mâ Plak e gjygj.
§.1037. Po s't'a mbushi menden gjygji i Pleqvet, qi ti i zgodhe e i pelqeve, tager ské me e stermarrun pengun t'and as me zgiedhë Pleq tjerë.
§.1038. Po u vojt mendja të zotve të pêgjeve, sè u âsht bâ gjygji pa' rrugë e me krahambajtje, kàn tager mos me i ndêjë pleqnis.