§.1101. Po thà kapucari, sè ajo gjâ e vjedhun âsht shitun, Pritëtarët do të dergojn gjin den per
hetime.
§.1102. Po thà kapucari, sè gjaja e vjedhun âsht pré, Pritëtarët do të lypin nji shêj prej tij, bj.fj. nji
copë lkurë, brynat, a ndonji gjymtyrë tjeter.
§.1103. Si të tumiren diftesat e kapucarit prej Pritëtarvet, mohimet e cubit a të gjaksit, edhèpse të
rrêjshme, nuk mùnd t’i ndalin kush deri tê beja: por Porota kà tager me i ndalë doren e mos me e
lânë me shkue në bé të rrêjshme.
§.1104. Po duel kapucari i dyshuem faqe Pritëtarvet, tuj kênë ky në të drejtë, e duel edhè e kapi per
krahi cubin a gjaksorin, kpucët i kà të preme 500 grosh mié në 1500 grosh.
§.1105. Pritëtarët do të bâjn bé mos me qitë kapucarin per të gjallë, posë sè në dashtë me dalë vetë
NYE I NJIQINDEKATERDHETETETËT.
Burrat e Malevet të Shqypnis në kuvend.
§.1106. Kuvendi âsht nji bashkim fisit a fisesh me Krenë, Pleq, Sterpleq e Vogjli a Djelmni të
dheut, qi kanë qellim me rrahë ndonji çashtje a me lidhë ndonji besë.
§.1107. Kuvendet bahet pjesnisht a edhè pergjithsisht.
§.1108. Kuvende të pjesshme jânë ato të katundeve, në të cillat mârrin pjesë Pleq, Sterpleq e
Vogjlija e njij katundi.
§.1109. Të pjesshme thirren edhè ato kuvende, në të cillat bashkohen të gjith Pleqt e Sterpelqt e
Vogjlija e Fiseve të ndryshme qi sundohen prej njij Kreut.
§.1110. Kuvende të pergjithshme jâné ato, në të cillat bashkohen Pleq, Sterpleq, Vogjli me Krenë e
me Derë të Gjomarkut.
§.1111. Nder kuvende, gjygje e peshime mârrin pjesë:
a) Dera e Gjomarkut t'Oroshit,
b) Krenët e fisevet,
c) Pleqt e fisevet e të katundevet,
d) Sterpleqt e fiseve e të katundevet;
e) Djelmnija e Vogjlija e të gjitha fisevet;
f) Kasneca fisesh,
g) Giobtarë.
NYE I NJIQINDEKATERDHETENANDËT.
Vende kuvendesh.
§.1112. bashkime kuvendesh mbahen a nder oborre Kishësh, a nder rrenime të vietra faltoresh, a në
zemer të vendit.
1. Mirdita në Sh. Pal a në Grykë t'Oroshit.
2. Lura tu Kisha në katund të vjeter.
3. Thkella tu Kroni i Fikut në Perlatai.
Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/87
Appearance
This page has been proofread.