Jump to content

Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/92

From Wikisource
This page has been validated.

§.1081. Kapucari do të két kpucët e veta permbas të folmevet të zot’t të gjâs se vjedhun a të giakut të hupun.

§.1182. Me djegë, me sodumë e me gri s'kà tager as katundi pà flamur e as flamuri pà katund.
§.1183. Rasët per me leçitë kend jânë:

a) Kur mos të duei kush me u lidhë me besë me katund a flamur,
b) kùr të shes kush katundin e vet me hieksi e trathti,
c) kùr t’i pervaret kush njij gjygjit a vendimti të folun kuvendisht prej katundit a flamurit;
d) kùr të bajë kush ndo'i faj të dhûnshem në katund, në flamur a jasht këtyne e mos t’i shtrohet gjygjit,
e) per dhûnë të barne jashta katundit a flamurit, po s'u gjegj fajtori me shtrue pengun në katund e në flamur të vet, këta hjekin dorë prej 'tij, tuj u a lânë shtegun të lirë gjithnjatyne, qi kjahen mbë'të të bâjn shka të duen me 'të.

§.1184. Po nguli katundi edhè i a ndali doren flamurit në të djegun a në të sodumun të njij faqeziut, qi vrugnoi katundin a Flamurin me ndo'î dhûnë teper të shemtuerne, flamuri kà tager, a me leçitë at katund, a me mbledhë flamurt tjerë, per me e prû në mend.

§.1185. Po e là veç me të leçitun, as merr e as nep me 'të, mié qi t'i shtrohet gjygjit e giobës.

§.1186. Si t’i a shtrojë pengun flamuri katundi i pervarun, flamuri e giobitë mbas peshimit të fâjit.

§,1187. Shpin e fâjtorit e djegin, esodumin me bîmë e me dhé, e shkaktarin e fâjit të dhûnshem e grijn kuvendisht me gjakhupës e robët i a xjerrin prej vendit.

§.1188. Po kje mbrapshti teper e dhunshme e sherntueshme, posë të diegunit, të sodumit, të grimunit e të xjerrunit prej vendit, flamuri edhè Shpin i a pret.

§.1189. E premja e shpis âsht, kùr ti zhgulin gurët e kater skepeve të shpis per rrâzë, themelit. - Kjo bahet, mbasi të digjet shpija.

§.1190. E premja e shpis në kanû shenjon, sè gjindj a e asaj shpij e j ânë të xj errun prej vendit me lang e plang e pergjithmonë, e perkrah flamuri xêhen të dalun fare.

§.1191. Pasunija e tundshme u bahet giobë e e patundshmja do të jesë zmojle (djerr), per kullosë të flamurit.

§.1192. Me të leçitun nuk mundet kush i katundit me marre e me dhânë; e, po muer e dha kush, jét i leçitun edhè aj e bjen n'ato ndeshkime si i leçituni.

§.1193. Trajta e të leçitunit âsht njikjo: "Me dà kend per mort e per gjellë". - "Me leçitë kend per mort e per darsem e per uhàn e miellit".

NYE I NJIQINDEPESËDHETESHTATËT.

Zjarmi, të sodumt e të grimunt.
§.1194. Digjet, sodumet, grihet katundisht xieret prej vendit me lang e plang:

a) aj, i cilli i shpifet në pûnë të randë a vên dorë a vret Priftin;