Jump to content

Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/95

From Wikisource
This page has been validated.

a) prej çdo teloznet,
b) prej dhetimit të tokvet e të gjâs sëgjallë;
c) prej giobet e çdo ndeshkimit,
d) prej çdo angarije kah katundi e flamuri,
e) e bân pjestar në çdo giobë,
f) ndoren e ndermjetsin i a ruen.

§.1222. - Il. Priftin, i cilli:

a) âsht jashtûem prej ushtrije,
b) po u lyp në bé, vehtja e tij xêhet per 24 Poronikë,
c) po vrau kend, s'ndiqet per giak, prîndja e tij biejn në gjak, d) s'ndjekë kend per gjak të prîndës.

§.1223. - III. Krenët e Flamurit:

Pô u lyp per Poronik nii nder Pleq të mdhaj, vehtja e tij xêhet per 12 Poronikë të paniefun.

§.1224. - IV. Kasnecat: Jashtohen prei ushtrije.

§.1225. - V. Farketarët: Jashtolien prej ushtrîje.

§.1226. - VI. Të vorfnin - djalë të vetem, qi i kà mbetë mbi krye shpija e e âma -: âsht i jashtûem pre ushtrije.

§.1227. - VII. Gruen: mos-pelqimi i saj kah kanûjà:

a) per Plak,
b) per Kapucar,
c) per Poronik, as beja s'i gjegjet,
d) s’kà za as vend në kuvend,
e) s'kà trashîgim as tê prîndja as tê burri,
f) nuk ndiqet per gjak;
h) ndermjetsija s'i dhunohet.

§.1228. - VIII. Virgjinat (femnat, qi veshen si burrë): S'veçohen prei grash tjera, posë qi jânë të liar me ndêjë nder burra, porsé pà tager zanit e kuvendit.

§.1229. - IX. Deken:

Ata, qi kàn deken në shpi, jashtoehn prej çdo pûne si kah katundi si kah flamuri, si edhè kah të reshunt e ujit të mullijvet. Ket tager e kàn prej kanûnit per nji javë ditë rresht. - Si të mbushet java, do tu pergjegien detyrvet si kah katundi si kah Flamuri, edhè në kjofèt krye a Dera e Giomarkut.

§.1230. Kanûni i Malevet nuk bân qi t’i shkaktohet kuej trazim mbi trazim.

§.1231. Kur t'i desë kush njij shpije në katund, per nji javë ditë rresht - mbas deket - nuk mùnd t’i bzajë kush tê dera per kurrnji pûnë, qi t'a ketë vendi me e bâ katundisht.

§.1232. Jaslitohet me gjith giinden e shpis prej çdo angarije si kah katundi, si kah flamuri, si edhè prej vijash t'arve e të mullinit.