§.1253. Per fmi nuk mbahet zija.
§.1254. Zija hiqet a per ndo’i të kreme, qi lutet me miq, a per ndo'i ditë të motmotit.
§.1255. Në drekë do të gatuej bukë grueja e vêjë.
§.1256. Grueja me burrë nuk mùnd të gatuej në drekë, as me qitë ujë duervet, as me qitë raki e as
bukë me thye.
§.1257. Po ju desht grues me burrë të gjall me gatue në drekë, në darsem nuk mùnd të gatuej.
§.1258. Grueja e vêjë nuk mùnd të gatuej në darsem, as nuk mùnd të qesë ujë duervet, as raki, as me
thye bukë, as me veshë e me iu afrue nuses.
§.1259. Me ardhë në shpi të prîndes në pasi bija e martueme e me dekë aty n'at kohë, drekët do t’i
bajë prîndja. Të prishunat e drekvet do t’i bajë shpija e prîndës e jo e burrit.
§.1260. Po u dha ndo'i ndimë shpija e mikut, kjo xêhet nderë në kanû, por jo detyrë.
§.1261. Me u çue prîndja e me bajtë trupin e dekun të së bîs së vet në shpi të burrit, katundi e
giobitë per at siellje shnjerzimi.
§.1262. Né, rrios pasët me sè me shti në dhé të bin e vet prîndja, vllaznija e fisi do t’i apin uhà.
§.1263. Të prishunat e uhat e drekvet do të lahen në krye të mojit, 'si të hîjë i dekuni në dhé, e nuk
mund të shtyhen pertej.
Page:Kanuni i Lek Dukagjinit.pdf/97
Appearance
This page has been validated.