Jump to content

Shqyptarët e Shkupit

From Wikisource
SHQYPTARËT E SHKUPIT
nga Josif Bageri



SHQYPTARËT E SHKUPIT !

Shkup, or’kjytet i ndëgjuet !
Me ta bijt e tu shqyptar…
Shum provime ki provuet,-
Po tash ke nis udhë të mbarë

Bijt e tu tash kan fillue,
Gjith te zonat me i lon’-
Dhe kan nis me u vllaznue !…
Amës nderim për me dhon.

Shum i lumtun je , o Shkup
Se bijt e tu, ktu sivjet :
Kan fillue me çel kllub..
Në atni n’vendin e vet.

Besa bij e tu i kie :
Trime t’fjamtun ç’ke rrit vet ;
Fëmi veshnje, bij Shqypnie-
Dhe kunora në kët jet.

Me kta trima ç’ka Gegnia !
Gjithkund edhe në Kosov …
I ka besa dhe Toskinia,
T’cilët s’prrallen po bojn prov …

Gjitha kta trima besa – besën
Pasha Zotin e kan dhon –
Së në t’errët s’duen t’jesën!…
Por gjuhën me msu kan thon.

Perande kta po përpiqen,
Dit e nat pa mprajtim;
Edhe të mdhenj nuk po hiqen !…
Derdhin t’holla, pa kursim.

Gzohu Shqypni amë e dashun ! …
Se nji koh të mir ke mbrrit ;
Bijt e tu s’te lon për mbysun…
Fort shum shpejt je tuj shëndrit.

T’rrojn Shkupnjonët dhe Shqypnia !
T’ rrojn kllubi me gjith shok !
T’rrojn bashkimi e vllaznia !
Kështu du për Qill’ dhe tok .

Shkup 25 . X . 1908 m..