Vetëm të jesh këtu
Appearance
Vetëm të jesh këtu nga Jashar Rexhepagiq |
( Kushtuar Fehmi Aganit )
Një njeri i rrallë, i zoti, mendar, Edhe në pësim i madh Dhe t`isha ai që nuk jam Këtu të ishe shumëçka do të kishim. Kot nuk krrokati korbi sot me ag. Çerdhen derdhi. E nga hardhia ime pikëlloi loti. Shpesh vras mendjen, këtu të ishe, më i ndritshmi yll ndoshta do kishim më shumë dritë e dikushi të ishim.